Kosovarët në vendin e tretë për marrjen e pasaportës zvicerane

Shtetasit e Kosovës zënë vendin e tretë në Zvicër për marrjen e pasaportës së shtetit helvetik, apo natyralizimit të tyre, për vitin 2013.

Sipas raportit të publikuar nga Zyra Federale për Migracion e Zvicrës, më së shumti persona të natyralizuar ka pasur nga Italia, e pastaj nga Gjermania, Kosova, Serbia, Franca, Portugalia dhe Turqia.

Kështu, pasaportën zvicerane gjatë vitit 2013 e kanë marrë 4 665 shtetas italianë, 3 925 gjermanë, 2 641 shtetas të Kosovës dhe 2 553 të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button