Qeveria serbe nuk pyet askënd, ndërton në veri të Kosovës

Ka kohë që qeveria serbe po ndërton në veri të Kosovës. Momentalisht janë duke u ndërtuar gjashtë ndërtesa në veri nga qeveria serbe, e cila nuk e pyet askënd për këtë.

Rasti i fundit është edhe lagjja Kroi i Vitakut.

Qeveria serbe, jo vetëm që vazhdon të ndërtojë banesa, por ofron edhe benificione për serbët por edhe për banorët tjerë qoftë edhe shqiptarë në veri.

Këtë e kanë konfirmuar për RTK’në edhe vetë qytetarët shqiptarë të asaj pjese.
Por ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi, ka thënë se edhe këto ndërtime do të trajtohen sipas ligjit.

Lajme të ngjashme

Back to top button