Trajanov: Duhet një ndërmjetësues evropian për emrin

Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle ka marrë propozimin nga Lidhja Demokratike që të ofrojë një ndërmjetës evropian për kontestin e emrit.

Sipas partisë së Pavle Trajanovit, që është pjesë e aleancës së drejtuar nga VMRO-DPMNE nuk ka asnjë rezultat edhe pse OKB-ja ka 18 që është ndërmjetësuese në këtë çështje.

“Nisur nga këto arsye, konsideroj se duhet shqyrtuar mundësia për emërimin e një përfaqësuesi të BE-së, i cili do të përfshihej drejtpërsëdrejti, në bashkëpunim të ngushtë me OKB dhe SHBA, në tejkalimin e këtij kontesti. 

Nëse studiohet në mënyrë themelore ky kontest, si dhe qëndrimet dhe argumentet e të dyja palëve, ka të ngjarë që BE të japë propozime me të cilat do të zhbllokohen proceset integruese dhe të nisin negociatat për anëtarësim të vendit në BE”, thuhet në propozimin e LD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button