LSDM: Anti-korrupsioni i bëri dëm Jankulloskës

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp vlerësoi se Komisioni i Anti-Korrupsionit, në vend se t’i ndihmojë, edhe më shum e ka dëmtuar ministren e punëve të jashtme, Gordana Jankulloska, në lidhje me listat e saj anketuese.

Sipas tij, po hapen pyetje të reja serioze të cilat duhet tu shpjegohen publikut.

“Ku në Shkup, në zonën qendrore, 214 metra katror kushtojnë 140 mijë euro? Më pak se 700 euro në metër katror? Në qendër të Shkupit? Kjo do të ishte informacion i dobishëm për qytetarët, sepse edhe ata duan që të blejnë banesa të lira. Do të thotë, ku dhe nga kush, me 140 mijë euro mund të blihen dy banesa, nga 114 dhe nga 95 metër katror?”, pyet Shilegov.

Zëdhënësi i LSDM-së, pyeti edhe se si Jankulloska ka arritur që të marrë kredit prej 100 mijë euro, me rrogë shtetërore prej 60 mijë denarë, nëse me të vërtetë aq është rroga, si mund ta kthejë me dy rroga nga administrata shtetërore, kur për kredi të këtillë kësti nuk është më pak se 80 mijë denarë në muaj.

Shilegov pyet gjithashtu se ku janë publikuar informacionet për kreditin prej 100 mijë euro.

LSDM i bëri thirrje institucioneve shtetërore që në mënyrë joselektive ta hetojnë rastin e Jankulloskës.

Lajme të ngjashme

Back to top button