Merkel pajis punonjësit me smartfonë Blackberry për të shmangur përgjimet

Ministria e Punëve të Brendshme gjermane po shikon mundësinë e blerjes së 20 mijë smartfonëve Blackberry për arsye sigurie. Ministria tashmë ka 3 mijë telefonë Blackberry OS 10 me siguri të intensifikuar nga firma gjermane e sigurisë Secusmart.

Blackberry-t duket se janë smartfonët e vetëm që përputhen me standardet e sigurisë të teknologjisë së Secusmart. Dhe kjo nuk është çudi ngaqë Blacberry ka njoftuar rreth planeve për blerjen e Secusmart. Pjesë e paketës së sigurisë të Secusmart është një kartë microSD që mban informacionin konfidencial të sigurtë dhe kushton 2,000 Euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button