?Kujtim per Adem Jasharin

Lexova nje shkrim per gruan e familjen e tij dhe me futi ne kujtime.  Heroi i Kosoves, ishte nje nje shok i imi dikur. Ademin e kam njohur pasi ka jetuar ne Tirane per ca kohe. Njeri i thjeshte, i urte e fjalepake. Kur kam pare ne 2 te mengjesit ne UK/BBC1 emrin e tij jam tronditur. Ne mundesite e mija te vogla per te lexuar shkronjat cirilike, mbiemri me dilte si Javapi. Aksioni policor Serb beri xhiron e mediave te botes, deklarata ishte: “u vra nje grup i rrezikshem terrorist.” I vdekur, nga fotoja me dukej jo shume i ngjashem me “Ademin tim” Marr ne telefon nje shok kosovar: lexohet Adem Jashari, me thote ai. 

Adem te Vrane! Mendoja me pikellim.  Mbaj mend shokun, e tronditjen qe pesova, ashtu i ulur ne divan me cope damasku ne nje shtepi te vogel ne veri te Londres, e une doja te qaja me ze por nuk mundja. Adem, “e dija” qe nje dite do takoheshim prape. Si ndodhi kjo te shoh koken e pergjakur nga ana tjeter e kontinentit? Nje here ti le shtepine e erdhe ne Tirane, tani une kam ikur e jam neper bote  por njerezit takohen prape, apo jo?! E shtyva duke pire cigare ne dritare, ne ate mengjes te ftohte Marsi. Nuk kam fjetur derisa erdhi kohe te ikja ne pune. I heshtur, i merzitur, e pa e ditur ku e kam mendjen;  me kujtohet nje shok i huaj qe me pyeti: 

C’ke, e paske humbur?! 
Me ka vdekur nje shok. 
Semundje, aksident? U mundua ai t’i jape rruge muhabetit. 
Jo…
Mos u merzit, tha – Vdekja eshte pjese e jetes. 
Vertete eshte por ai ra duke luftuar, nje njeri i jashtezakonshem, ju pergjigja. 
Lame punen, shkuam ne nje kafe dhe fillova t’i tregoj ca histori nje Anglezi kurioz qe limiti i njohurive per Shqiptaret fillonte e mbaronte tek une, e per Kosoven as qe kishte degjuar me pare. Copetimin e Shqiperise, konferenca e traktate, shtypjen serbe, masakrat greke, pushtime e ngaterrime.  U desh nje vrap neper 500 e ca vjet Histori, 2 ore ne kafe, e duke folur kush kishte vdekur e si u vra; u ndjeva paksa i lehtesuar. Miku im degjonte i qete e kurioz per Shqiperine e Ademin. Njerez te tille -tha- lindin me nje mision, “you can’t make them!” 

                                                                                  ***
Ndoshta ishte simpatia e pasioni im, por jami bindur qe i thashe mjaft derisa sa m’u pergjigj ne ate menyre. Kushdo e kupton se nje luftetar i lirise si Adem Jasharit e ka nje destinacion te tille. Ishte vec fillimi atehere, heret per te folur per luftra clirimtare, por une e dija kush ishte Ademi. Kishte ca aksione tek-tuk te UCK-se, flitej haptazi e nen ze per ca figura “ne hije” qe benin atentate dhe kishin vendosur te vdisnin duke luftuar. 
“The Rest is History” sa per Anglezin e boten mbare, ne ditet e pasme sqarimi filloi te behej zyrtar. Filloi nga fjalet si terrorizem deri sa arriti ne luftetaret e lirise, me pas me reagimet ne menyre gjenocidale te makinerise ushtarake Serbe, per tu mbyllur me spastrimin etnik me te madh pas L2B, i cili krijoi premisat per nderhyrjen e NATO-s.

E kam njohur A. Jasharin ndermjet nje shoku student, shqiptar i Maqedonise. Djale i persosur ne jete e shoqeri, me vuajtjet e problemet e tij si shume shqiptare neper bote. Ardhur ne Tirane dhe ku jeton sot si nje profesionist i nderuar ne fushen e tij, djale i mencur dhe i vendosur ne ceshtjen shqiptare. Ademi ishte Shqiptar i nderuar e patriot i vertete. Kosova e te gjithe shqiptaret i detyrohen shume. Ndoshta nuk eshte pasqyruar shume (a harruar) por Ademi e familja e tij kane pasur ferkime te meparshme me serbet, dita qe ai u vra nuk ishte e para here qe ai u perfshi ne lufte me arme. Eshte rrethuar, ndjekur e ka luftuar, shume kohe me pare per vite me radhe. Me kujtohet si tani… shpatullgjere, mustaqe unike, i qete e i pjekur; ai projektonte nje dinjitet te admirueshem. 

Nje energji te brendshme, me hap te lehte si pantere e gjithmone vigjilent. Neper rruget e Tiranes ishte “quite a sight”.  Kur dilnim per nje kafe ishte e pamundur te mos i ndjeje syte e te gjitheve kthyer nga ne, Ademi megjithese me xhinse e xhakete meshini dukej si nje kreshnik i vertete. Tirane, viti 1993.

Kur takoi nenen time (ajo qelloi e semure ate kohe) ne fillim nena u habit. Syte e saj pyesnin c’doja une nje student me nje burre me paraqitje “paksa te cuditshme”, …  ishin kohe te turbullta atehere.  Duhet thene qe Ademi kishte nje personalitet e fytyre qe nuk harrohej qofte dhe po ta shikoje duke kaluar rrugen. Trupin e drejte dhe mustaqet jashtezakonisht te vecanta, vesh ne vesh, e benin te dukej si skulpture qe ne te gjalle. U ulem ne fund te krevatit te saj, folen bashke e me pas nena me tha: njeri i rralle dhe fisnik! Ademi bleu ca molle per vizites ne spital, menjehere u kthye ne rruge kur mori vesh se ku po shkoja. Me preku e me beri krenar me humanizmin e tij, do e shoh nenen tende me tha … familja eshte gjithshka per ne shqiptaret, jemi shoke apo jo? Po Adem, une ‘’nje femije’’ isha shok me ty.

S’e harroj kurre butesine e edukaten e tij. Ne biseda degjonte shume, e arsyetonte  me qartesi te admirueshme. Sa here lexoj emrin e tij ne shtyp e momente te tjera me vjen ndermend fytyra e tij si granit por me nje butesi natyrore. Nje kundershti qe nuk haset perdite. Dicka misterioze kishte ky burre, nje magnetizem e nje bashkim kundershtish te pasqyruara ne te gjithe qenien e tij. E ndieje vetiu qe kishte kapacitetin e pergatitjen per “deadly force” por cdo qelize te trupit te thonte: ky eshte ne anen e “Good Guys!” Ngjante me nje “suste te ngehur”, nese e keqja te vinte ai do reagonte me intensitet te paimagjinueshem, gati-gati insinktivisht; vetpermbajtja vec e theksonte kete me teper.

Kishte pamjen e nje njeriu qe hante hekurin me dhembe e prape te bente ta prekje, ta perqafoje e ti besoje ne cdo gje; kishte seriozitetin dhe ashpersine e nje alfa-male, burre hijerende e prape te terhiqte duke te ofruar natyrshem nje besim solid e pasterti karakteri, duke te dhene ndjesine se je ne presence e nje njeriu te jashtezakonshem. Me te perkrahu ndjehesha i gezuar si femije, kur fliste me bente te dukem  burre e shok i barabarte. Ademi kishte nje klas te natyrshem ne veprime, ecje e sjellje. Vuajtjet e tij, mendimet e turbullimet e te shkuares i mbante per Brenda, ishte koha kur ai stervitej nga officeret tane patriote diku jashte Tiranes. Ademi kishte nje ndershmeri prekese. Nese paguaje per nje kafe apo i beje nje nder tjeter, ndihej si i zene ne faj. Mbaj mend kur njehere me tregoi nje shqetesim dhe e cova diku per t’ia rregulluar, dukej prape ai dualiteti i tij i nderuar per respektin e shume i turbulluar nese po me shqetesonte mua. Nje karakter unik e shume dinjitoz.

Ne rinine e romantizmin tim letrar, me dukej sikur po rrija me nje shkemb graniti, nga ato Shqipet e qemot, qe me kishte dale nga fletet e librave e me thonte: ato qe ke lexuar ti jane dhe te verteta, shikome mua e beso se shqiptare te tille ka pasur e prape ka. Ai kurre s’i thonte keto  por s’kishte pse. Ademi ishte personifikim legjende qe ne te gjalle. Sigurisht une nuk e dija fatin e tij atehere, por terheqja e burreria qe projektonte ishin e pamundshme te mos i ndieje. Kishte nje aura, nje dicka te pakapshme qe vertitej rreth tij e nuk mund ta percaktoje dot, thjeshtesia dhe te qenit fjalepake e benin kontrastin me te thelle. Kur ndaheshim nuk me pritej ta shihja serish. Kam njohur shume njerez te mire (te keqinj po ashtu) por Ademi mbetet i pazevendesueshem. Per aq sa e njoha, ndjehem me fat.

Degjova me pas ne Londer nga disa Kosovare: “qe Ademi mire por mire, po ishte nga fshati, e ideologet Prishtinalij e bene politiken e madhe.”  Di te them se Adem Jashari, vertete vinte nga fshati, njeri “normal” si shume te tjere;  por nga pershtypja personale … une mendoja te kunderten.  U ndieva keq. Me thoni, cilet jane ata “teorike e jo-fshatare” qe ua pame hajrin aq shume?! Ne mos per Jasharet, Boletinet, Vokshet e te tjere ‘’shqiptare fshatare,’’ sot do ishim disa etni te vogla drejt zhdukjes, brenda Serbise, Greqise, Bullgarise. Dini gje sot per Camet? Po si Kosovare per nje shekull nen Serbi mendoni se pa Drenicakun trim e te tjere si ai, ju do kishit nje shtet?! Teoriciene duhen por dhe “Ademe.” Kur je nen roberi nuk ka liri pa gjak.
Kjo eshte shprehur dhe ne bote, si atehere (terrorist) e si sot kane mbetur ca pjese ku Ademi paraqitet si nje sherrxhi-ordiner qe pinte e qellonte per gallate, vec me kriju ca probleme. Pak a shume nje kacak i rendomte. Sic ka thene Tim Judah, e pse jo, Drenica eshte vend kacakesh, logjika e tyre kjo. Cfare llogjike, kush e la Ademin te dehej te lokali i fshatit?!  Gjithmone ne ecje, me shume ne male e duke levizur naten pasi serbi donte te zhdukte. Pse na qenkan keta Drenicaret e Ademi kacake? Mos e kane fjalen se ato i rane te mires serbe me kembe?! Ai nuk ishte diplomat e filozof per platforma teorike por nuk u ngrit per grabitje, rremuje dhe perfitime personale. Ademi ishte i qarte, e shume me i qarte se shume te tjere qe ishin pajtuar e nenshtruar me ate status-quo, opresionin serb, e vec flisnin nen ze apo nuk munden te bejne me shume. 

Adem Jashari eshte luftetar i lirise, i lindur i tille. Ai nuk u vra nga nje polic i rendomte serb duke bere sherre ne bar por nga nje ushtri e tere. U rrethuat shtepia, fshati e krahina. Serbet e kishin provuar me pare ta kapnin e ta asgjesonin, s’kishin mundur. Radhen e fundit erdhen te pergatitur, nje ushtri e tere per “nje Adem” me bateri topash e autoblinda. Bombardimi ka vazhduar per rreth dy dite pasi ushtaret Serbe kishin frike te afroheshin. Ai u kishte dhene prova per aftesite e tij dhe ishte i pergatitur per cdo lloj luftimi.  Sigurisht Kosova e sotme e di dhe ja vlereson rolin, por ka te tille (kudo, kurdohere ka te tille!) armchair-generals, sic random quhen qe ndjehen te afte te shprehen se prapthi. 
Kujtimi, shkollat, bustet e emrat a rrugeve do mbeten; ne Kosoven ai do te kujtohet si Ismail Qemali per ne. Legjenda e Jasharit nuk do harrohet. Ndoshta detajet por jo emri dhe vepra. Adem Jashari beri sakrificen finale e dha gjithe c’ka pati.

Mbetet nje njeri i larte, si luftetaret shqiptare ne linjen e Boletinit, Currit, Sokolit e Ded Gjo Lulit e shume patrioteve te tjere. Familjen nuk ia kam njohur, me vjen keq per te gjithe ata qe jeta iu pre me perdhuni, por pa “Ademet” e njerez qe thone: Mjaft, e aty qendrojne, shume gjera ngelen ne nivel teorik. Shkendija e luftes per liri dhe Heroi Kosovar Adem Jashari te bejne krenar qe je shqiptar. Nen nje shtypje, izolim e dhune te pamate ushtarako-policor serb; ai u ngrit e beri lufte te pabarabarte. Trim i rralle. Do shkoj ne familjen e tij per te pire nje kafe e ta shoh ate kulle/vend qe ka hyre ne legjende tashme. Adem Jashari, mbetesh nje Shqiptar i persosur, i fundmi i trimave te Rilindjes Shqiptare! Them i fundmi, pasi tani ka dy shtete Shqiptare e shpresoj qe roberia shekullore mori fund per ne por ka te tjere shqiptare, ne Presheve, Mal te Zi e Maqedoni; qe prape duan Liri. Ndoshta kete rradhe nuk do duhet me lufte por paqe e dialog.
_____________________________________________ 

Nje dite do pijme nje kafe tek shtepia ime ne Drenice, me pati thene. Nje dite. Ajo kafe qe mbeti pa pire, ishte kafja e lirise. Ademi e dinte mire se ne ate kohe nuk mund te shkonim ne Drenice…”nje dite” ishte Endrra dhe vizioni i tij. Kjo ishte “dita” e Adem Jasharit. E une do e pi ate kafe, nje dite, ne nje nga ato dite kur te shkoj ne shtepine e tij dhe ai do me veshtroje nga lart … me ate butesine e kreshnikeve. Adem, jam me fat qe te kam njohur. Ftesen qe me bere do ta realizoj “nje dite” e “Ti Bace” shume te faleminderit per c’ka ke bere per “Kete Dite”. Shpresoj qe Kosovaret e tashem e te ardhshem te vleresojne kete Dite e Ditet qe vijne, per te cilat ti dhe gjithe c’ka pate! Ti e bere zgjidhjen tende, me nder e burreri!

Shpirti tu prehte ne paqe, shkove ne varr duke lene nje shtet [te ri] e nje Komb te tere, ne borxh te perjetshem! Meqe beme nje parallel me L2B, ka disa skenare nga historiane spekulative e ato me pikepamje relativiste ne rendesine e ngjarjeve dhe fakteve, ala…” pse Hebrenjte shkuan drejt vdekjes pa bere asnje rezistence?!” Kjo nuk ka nje pergjigje te thjeshte, nese do tentonim kete mund te binim vete ne spekullime por rasti i Adem Jasharit … qofte i vetem apo me nje grup te vogel mbeshtetesish, i tregoi botes (si dhe ne) qe trim i rene per nje ceshtje madhore gjithmone respektohet. Bota pa se pertej vrasjeve, grabitjeve, perdhunimeve e debimeve sistematik;, ky grup njerezish ne e paste mundesine por dhe kur se ka, eshte ‘’rrace marciale’’ e di te luftoje e te vdese per Liri. Rendesia e ketij fakti, sot dhe ne te ardhmen, duhet thene here pas here. Kjo ishte shkendia e pare, ketu filloi respekti per shqiptaret e Kosoves! 

So do e mbajne dhe si do perparojne tanime varet vecse nga ata.         

Dr.B

Lajme të ngjashme

Back to top button