Fraj: Vizita e Nimicit nuk është rutinë, Gjermania mund të ndihmojë

Gjermania me madhësinë dhe rëndësinë e saj në BE, por edhe në botë, natyrisht ka mundësi dhe obligim të ndërmjetësojë në konteste, të moderojë dhe t’i çojë drejt fundit konstruktiv, thotë Torsten Fraj, deputet në Bundestag dhe raportues për Maqedoninë i CDU-CSU, duke u përgjigjur në pyetjen e Dojçe Vele-s nëse mundet dhe si Berlini dhe kancelarja, Angela Merkel të ndihmojnë për t’u zgjidhur kontesti shumëvjeçar greko- maqedonas për emrin.

“Kjo ka të bëjë si në rastin kur janë goditur interesat e saj personale, ashtu edhe kur bëhet fjalë për konteste në suaza të BE-së, kur një anëtare e BE-së është involvuar. Në të kaluarën ky ndërmjetësim në pika të ndryshme ishte zbatuar me sukses. Përkujtohuni, për shembull, për vatrat e ndryshme të krizës në Lindjen e Afërt. Gjermania edhe më tej do të angazhohet çdo kund ku është e mundur dhe ku ka kuptim për përmirësim të marrëdhënieve të prishura fqinjësore”, thekson Fraj.

Takimi i ardhshëm në Berlin më 28 gusht i kancelares Merkel me kryeministrat, shefat e diplomacive dhe ministrave të ekonomisë të vendeve nga Ballkani Perëndimor, sipas tij, do të jetë mundësi e mirë për këmbim të mendimeve, njëherit edhe në domenin kontestit për emrin.

“Me konferencën tregohet se Gjermania mund ta përmbushë rolin e ndërmjetësit dhe din ta shfrytëzojë rolin e nikoqirit. Përvoja tregon se atëherë ka mundësi që në und të arriht ndonjë përparim”, thotë Fraj.

Vizitën e fundit të Nimciit në Shkup dhe në Athinë, Fraj e vlerëson si të dobishme, e jo vetëm rutinore. “Në një situatë të komplikuar siç është debati rreth emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, me rëndësi është që sërish të jepen impulse për zgjidhje nga pala e tretë, në rastin, nga KB-ja. Jam i sigurtë se zotëri Nimic, të dyja palëve, qartë ua ka bërë me dije pyetjet për marrëdhënie të mira fqinjësore. Vizitën e shoh para së gjithash si shenjë se KB-ja edhe krahas krizave të shumta në Gazë, Ukrainë apo Afrikë, nuk e vë në plan të dytë zgjidhin e kontestit për emrin. Rëndësia e temës konfirmohet edhe me atë që ndërmjetësi personalisht i vizitoi të dy vendet. Do të thotë, bëhet fjalë për angazhim personal i cili sjellë dinamikë tjetër e cila nuk mund të zëvendësohet përmes kërkesave me shkrim apo deklarimeve unilaterale”, thotë Fraj.

I pyetur nëse Nimic pas 20 vitve të përpjekjeve të pasuksesshme mund të bëjë depërtim në kontestin për emrin. ai thekson se thelbi i negocimit dhe gatishmërisë për zgjidhjen është në duart e përgjegjësve nga Maqedonia dhe Greqia, e jo në ndryshimin e ndërmjetësuesit të posaçëm.

Torsten Fraj në fillim të shtatorit vjen për vizitë në Maqedoni, ndërsa qëllimi, siç thekson, është të merret pasqyrë më e gjerë për zhvillimin politik dhe shoqëror të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button