Qeveria greke do ta ndalojë “Agimin e Artë”?

Qeveria greke paralajmëroi se partia neonaziste greke “Agimi i Artë” do të eliminohet nga skena politike. Një zëdhënës i Qeverisë i bëri thirrje të gjitha partive politike demokratike që të ngrisin një mur para tensioneve dhe dhunës në shtet.

“Nuk mundet që para ligjit të vendosësh një parti parlamentare, por mundet që kjo organizatë të përballet para ligjit”, deklaroi zëdhënësi qeveritar Simos Kedikoglu, transmeton INA.

Ai tha se Qeveria po bën përpjekje për t’u ballafaquar me Agimin e Artë në rrugë ligjore.

“Ata mendojnë se mund të sjellin rezultate që i duan qytetarët”, tha Kedikoglu. Agimi i Artë ka 18 deputetë në Parlamentin grek. Reagimi qeveritar vjen pasi që të mërkurën u vra një muzicientë 34 vjeçar me bindje antifashiste nga ana e një anëtari të Agimit të Artë.

Kjo vrasje tmerroi popullin grek, duke nxitur tensione dhe protesta masive.  

Lajme të ngjashme

Back to top button