Shqiptari mysliman Xhevdet Jashari, reagon përsëri

Rasti i fundit ku një xhihadist shqiptar, Lavdrim Muhaxheri, fotografohet duke prerë kokën e një të riu në Siri, preku shumë medie dhe personalitete shqiptare. Një ndër këta të fundit ishte edhe artisti i njohur nga seriali, O sa mire, i cili në një postim në Facebook shkruajti, “Lavdrim nëse ti je mysliman, atëherë unë nuk jam”.

Duke dashur të sqaroj publikun mbi keqkuptimet që solli ky tekst, artisti Jashari ka bërë edhe një ripostim ku bën sqarime të detajuara. Portalb ua sjell të plotë tekstin:

“Dy-tre fjalë mbi postimin tim të fundit!
Miq të nderuar pjesëtarë të kombit dhe besimit tim,
Unë Xhevdet Jashari (shqipëtar e musliman, bir shqiptari e babë shqiptari e muslimani). Sa i përket postimit tim të djeshëm të shënuar si rezultat i një pamjeje të tmerrshme në të cilën në mënyrën më ç’njerëzore ekzekutohet një i ri, dhe e tëra kjo botës i lansohet si akt i bërë në emër të Zotit të gjithësisë, fesë të cilës i takoj edhe unë, dhe fesë sime, kam bindjen se nga disa persona apo mediume është nxjerrur nga konteksti.
Me aq sa di, Zoti Fuqiplotë (All-llahu Fuqiplotë) në Librin e Tij (Kur’an) e ndalon edhe variantin më të “butë” të dhunës, madje edhe thirrjes me detyrim në fenë e Tij. (Kur’an, “Nuk ka dhunë në fe…” – [Sure el-Bakara, 2:256])
Unë distancohem edhe si mysliman edhe si shqipëtar prej kujtdo që bën akte të cilat nuk përkojnë me personalitetin prej besimtari musliman dhe vazhdon të më dhemb padrejtësia, kudo dhe ndaj kujtdo që bëhet.
Dje (sot) më dhimbset Gaza, nesër kushdo që i bëhet një padrejtësi veçmas në emër të Zotit tim.
Andaj them që gjuha e përdorur në postimin tim ka vetëm një qëllim edhe ai është distancimi nga dikush që në emër të fesë që ofron mëshirën, paqen, njohjen, mirëkuptimin, faljen, tolerancën mes njerëzve. Andaj shpresoj në kuptimin e drejtë të simbolikës së përdorur në postimin tim pa kërkuar prapavija dhe tendenca manipuluese shpirtërore.”
Me respekt,
Shqipëtari Musliman, i juaji
Xhevdet Jashari

Lajme të ngjashme

Back to top button