Dështimi i radhës për emrin, shteron propagandën e BDI-së për integrimet

Përkundër faktit se çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE mbetet larg, si pasoj e mos zgjidhjes së çështjes së emrit, shqiptarët asnjëherë nuk u inkuadruan në këtë kontest.
Analistët vlerësojnë se thellimi i krizës duke e bërë emrin nga një problem teknik në një çështje që ka trazuar edhe identitetin kombëtarë dhe gjuhësorë maqedonas është meritë e Nikolla Gruevskit dhe njerëzve rreth tij të cilët kanë për qëllim vetëm pushtetin.

Në gjithë këtë politik, VMRO-DPMNE, ka komoditetin e plotë të BDI-së, duke e bërë fushatën e saj integruese si një propagandë të shterur përballë dështimit të radhës për emrin.
Sa jemi larg proceseve integruese, përkujtojnë ish ambasadori Nano Ruzhin.

“Nëse bëjmë një analizë se cila është pozita e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe njerëzit rreth tij, mund vetëm të konstatojmë se jemi larg një formulimi të caktuar që do të çonte kah zgjidhja e kontestit, ngase për këtë përbërje qeveritare shumë më e rëndësishme është të mbetet në pushtet, sesa të gjejë një zgjidhje, e cila Maqedoninë do ta shpinte në NATO dhe BE”, vlerëson Ruzhin.
Analisti Alajdin Demiri, konsideron se Në kontest të këtillë krijohet bindja deri sa të jetë Gruevski në pushtet emri nuk mund të zgjidhet për arsye se ai nuk është prodhues i këtij problemi, por e thelloi në drejtim negativ dhe i mbylli mundësitë e zgjidhjes.

“Në çështjen e emrit, asnjëherë nuk u inkuadruan shqiptarët, duke i trajtuar atë si problem të maqedonasve dhe ata duhet ta zgjidhin. Përjashtim bënë një orvatje ose një tendencë e BDI dhe Ali Ahmetit me një diplomaci turistike, duke shëtitur nëpër qendrat e botës dhe duke u ankuar, mirëpo pa asnjë efekt pozitiv. Bile grekët e vlerësuan pozitivisht për përvojat tyre duke dashur ta zhvendosin vëmendjen, ja ne nuk kemi problem me shqiptarët , por vetëm me Gruevski”, thotë Alajdin Demiri.

Demiri thotë për Portalb se Gruevski shndërroi emrin në një kontekst të pazgjidhshëm.

“Zgjidhja e çështjes së emrit prej fazës fillestare deri sot është duke u degraduar. Nëse në fillim ishte kontest emri tash më imponohen si tema edhe mohimi i kombit dhe i gjuhës maqedonase. Gjithë kjo ndodh prej kohës së ardhjes së Gruevskit në pushtet dhe me jo gatishmërinë e VMRO të negocioj duke krijuar teorinë antikitetit, duke depërtuar në historinë antike me vjedhje të historisë, duke e bërë këtë politike të rruajtjes të të qenurit maqedonas dhe natyrisht nga ana tjetër kundërpërgjigjja e grekëve dhe situata është e tillë. Që do të thotë se çështja u zhvendos nga një proces i emërtimit teknik në çështje vitale substanciale dhe kjo është pozita e vështirë e zgjedhjes së këtij kontesti”, thotë Alajadin Demiri.
Sipas Ylber Selës nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, nëse nuk gjendet një kompromis për çështjen e emrit, dhe me këtë të zhbllokohet dhe procesi integrues për vendin, Maqedonia rrezikon të futet në një kizë të thellë ekonomike, e cila do të jetë vështirë e menaxhueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button