Propozohen emrat për përbërjen e re të Komisionit për Verifikimin e Fakteve

Komisioni Parlamentar për Çështje Zgjedhjesh dhe Emërimesh ka propozuar përbërjen e re të Komisionit për Verifikimin e Fakteve.

Për kryetar të Komisionit propozohet kryetari i deritanishëm Tome Axhiev, kurse për zëvendëskryetar Asan Luma.

Për anëtarë propozohen: Shpend Vinca – sociolog i diplomuar nga Struga, Daut Dauti – gazetar i diplomuar nga Shkupi, Igor Lazarovski – inxhinier i pylltarisë nga Shkupi, Sashko Janev – magjistër i Historisë, Ristana Lalcevska – juriste e diplomuar, Linko Bejzarovski – politolog nga Plasnica, Vecko Zdravevski – magjistër i Shkencave Politike nga Kërçova, Predrag Dimitrovski – gazetar i diplomuar nga Shkupi.

Përzgjedhja është bërë mes 32 kandidatësh që kanë aplikuar në konkursin e Kuvendit.

Asnjë nga kandidatët e përzgjedhur nuk është i mbështetur nga opozita maqedonase, për shkak të bojkotit të saj ndaj punimeve të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button