UPDATE: Eshtrat e gjetura në Gostivar janë të dy personave

Eshtrat e gjetura dje në Gostivar u takojnë dy personave të moshës ndërmjet 40 dhe 50 vjeç, janë parashikimet e para të ekspertizës. 

Sipas Marjan Josfivoskit, zëdhënës i SPB të Tetovës, hetimet ende janë duke vazhduar. “Ajo që është vërtetuar nga parashikimet e para është se eshtrat u përkasin dy personave. Mosha e tyre duhet të jetë mes 40 dhe 50 vjet. Detaje tjera nuk kemi, ndërsa ekspertiza në mënyrë shtesë do të konfirmojë identitetin e personave, arsyet e vdekjes dhe si trupat e tyre u gjetën në dhe. Në vendin ku dje janë gjetur ato, më parë ka pasur objekt hotelierik”, tha Josifovski.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Sipas njësisë rajonale të MPB-Tetovë, rastin në policinë e Gostivarit e ka paraqitur pronari i firmës investuese të objektit në ndërtim në rrugën “ Ilindenska”.

Menjëherë është informuar është gjykatësi hetues, por për shkak  të errësirës ,inspektimi është lënë për sot, ndërkohë që policia ka siguruar vendin deri sat ë bëhet inspektimi I plotë.

Lajme të ngjashme

Back to top button