A do të shfrytëzojë Nimic, rritjen e interesimit të Gjermanisë për emrin?

Ndërmjetësi Methju Nimic është duke zhvilluar takime me kreun më të lartë shtetëror ne vend, ndërsa në anën tjetër  është duke u komentuar sesa efektive do te jete kjo vizitë e tij kur vet diplomati ka deklaruar se ka sjellë vetëm ide e jo plan të ri për daljen nga qorrsokaku.

Edhe pse nuk pret që vizita e Nimic mund të sjell lëvizje serioze në procesin negocues, posaçërisht për shkak se vendi ka probleme të brendshme të cilat duhet t’i zgjedh, megjithatë profesori Dimitar Mirçev thotë se Nimic do të duhet të shfrytëzojë rritjen e interesimit të Gjermanisë për çështjen e emrit dhe të ofrojë zgjidhje të cilat siç thotë do të ishin bazë e mirë për zgjidhjen e mëtutjeshme të problemit.

“Propozimi përfundimtar për çështjen e emrit varet shumë nga pyetjet për identitetin. Nëse palagjermane dhe amerikane dhe të tjerët vërtetë ndihmojnë për këtë, do të jetë shumë më lehtë për Nimic”, ka deklaruar Mirçev, për REL.

Lajme të ngjashme

Back to top button