“Zgjate Dorën”, u shkruan letër liderëve botërorë, për të ndaluar dhunën

Shoqata qytetare “Zgjate Dorën” vlerëson se viti 2014 për banorët e botës nuk ka sjell lumturi dhe nuk është shpresëdhënëse.

“Ju lutem juve të cilët e drejtoni botën këtë vit mos e bartni në vitin e ardhshëm, ju lutem thuani ‘Stop tragjedive’ anembanë botës, sepse shumë nëna kanë ngelur pa fëmijë, dhe shumë fëmijë ngelën pa nëna, mos të ngelin anijet pa valë, trenat pa binarë, shtëpizat pa oxhaqe, detrat pa brigje, drunjtë pa gjethe, zogjtë pa qiell, lulet pa aromë, qytetet pa rrugë, dhe më në fund njerëzit pa botë.

Nëse ata nuk dëgjojnë nis ti i pari vepro për ty dhe për të tjerët, sepse bota është e jotja prandaj mbroje nga ata të cilët ja duan ‘aminin’ botës”, thuhet në mesazhin e kësaj Shoqate dërguar Sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, Presidentit të SHBA-ve Barack Obama, presidentit të Rusisë Vlladimir Putin, Sekretarit gjeneral të NATO-s Anders Rasmusen.

“Qëllimi ynë paqedashës ka për qëllim që t’i lusë ata të cilët munden ta shpëtojnë botën, dhe t’i parandalojnë tragjeditë e njerëzve të pafajshëm.

Çdo humbje jete në skaj të botës është para syve të gjithëve, prandaj gjithë të apelojmë ‘Stop tragjedive’”, thonë në “Zgjate Dorën”. Ndryshe, kjo Shoqatë është e evidentuar në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe periodikisht mbanë komunikime me ndërkombëtarët për kulturën dhe për mirëqenien e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button