Franca thirrje të krishterëve në Irak: Aplikoni për azil

 

Pas marrjes nën kontroll të qytetit Mosul nga organizata SHI (Shteti Islam), që deri para pak kohësh quhej ISIS, vendosi tre kushte për të krishterët e këtij regjioni: e para, të konvertoheshin në musliman, e dyta, të paguanin një taksë kundrejt shtetit, dhe e treta, që të largohen nga vendi.

E ndodhur mes trysnive të tilla, shteti i Francës, u ka kërkuar të gjithë krishtërëve të Irakut, që të aplikojnë për azil në këtë shtet.

“Ne jemi t gatshëm t’u ofrojmë azil, në rast se ata do e kërkonin,” thanë në një takim të përbashkët ministri i jashtëm, Laurent Fabius, dhe ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Në Mosul ndodhet një ndër komunitetet më të vjetra krishtere në botë. Deri në intervenimin amerikan të vitit 2003, këtu jetonin rreth 10 mijë krishterë, ndërsa tani pjesa më e madhe janë larguar në shtetin autonom të Kurdistanit ose në Perëndim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button