SHBA: Moska e shkeli marrëveshjen për kontroll ndaj armatimit

SHBA-ja e akuzoi Rusinë se me testimin e raketës e ka shkelur marrëveshjen pë kontroll ndaj armatimit, të arritur në vitin 1987, deklaroi në përfaqësues zyrtar anonim amerikan. Testimi është kryer para disa muajve. Në janar të këtij viti Uashingtoni shprehu shqetësim për shkak të testimit të raketës nga ana e Rusisë dhe me atë shkelje të marrëveshjes për shkatërrim të raketave me rreze të mesme veprimi të 8 dhjetorit 1987. Sipas zyrtarit të lartë anonim amerikan, Uashingtoni disa herë e ka hapur këtë çështje para Rusisë, ndërsa presidenti Barak Obama i ka dërguar edhe letër kolegut të tij rus lidhur me këtë temë.

Lajme të ngjashme

Back to top button