Obamës dhe Ashtonit i ndalohet hyrja në Çeçeni!

Presidenti i Republikës ruse të Çeçenisë ia ka ndaluar hyrjën në këtë vend presidentit të SHBA-ve, Barack Obama dhe atë për shkak, siç thuhet, aksionit të SHBA-ve dhe BE-së në Ukrainë, Libi, Siri dhe Irak.

Presidenti Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov këtë aksion e ka karakterizuar si terrorizëm shtetëror.

Në listën e personave që iu ka ndaluar hyrja në Çeçeni, përveç Obamës, janë edhe zyrtarët e BE-së, Jose Manuel Barroso, Herman van Romey dhe Catherine Ashton, raporton “The Guardian”.

Kadyrov është president i republikës së vogël ruse në të cilën në 20 vitet e fundit janë zhvilluar dy lufta separatiste.

Kadirov vendimin për hyrjen e Obamës dhe të tjerëve në Çeçeni e ka publikuar të shtunën në Instagramin e tij./ Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button