Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, u uron besimtarëve festën e Fitër Bajramit

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi sot dërgoi mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. Të dashur besimtarë, vëllezër e motra!

Sot, po e përfundojmë Muajin e agjërimit dhe, me plotë arsye ndjehemi më të përmbushur, më krenarë, sepse, me përulësi e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të  shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë. Muaji i Ramazanit është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt Dritës së Shenjtë, që u shfaq pikërisht në këtë Muaj e që do të ndriçojë përjetë.

Gëzohuni vëllezër e motra, qëndroni krenar të gjithë. Allahu Fuqiplotë na i ndjeu lutjet, ibadetet tona, ndaj dhe për tridhjetë ditë rresht na i mbajti të hapura dyert e Xhenetit. Në Xhenet hyjnë vetëm të devotshmit, ata që janë të pastër në shpirt, vetëm ata të cilëve Allahu i Madhërishëm u dhuroi mëshirë. Dhe ne sot lutemi me përulësi: “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran 8) Vëllezër e motra, të dashur besimtarë!

Nesër do ta festojmë Bajramin. Do ta falënderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë edhe një Ramazan, e falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë! Por, të mos harrojmë: këto falënderime do të kishin kuptim dhe do të ishin të pranueshme vetëm nëse në gëzimet tona do të përfshinim edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame. Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Zekatul Fitrit. Pejgamberi a.s. thoshte se me dhënien e Zekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta, mëkëmbim dhe përforcojmë institucionet e thirrura për normat islame si dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë.

Unë e lus Zotin Fuqiplotë që të na i pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kemi kryer gjatë Muajit të Ramazanit. E lus Zotin Fuqiplotë të na ruaj prej të këqijave dhe prej qëllimkëqijve. Paçi bekimin e Allahut xh.sh. Për fund, vëllezër e motra, më lejoni nga zemra t’ju uroj

Lajme të ngjashme

Back to top button