Asgjë e re nga Nimetz, vjen duarthatë në Athinë e Shkup

Mediatori i KB-së Matthew Nimetz të hënën në Athinë nuk vjen me propozim të ri për zgjidhjen e çështjes së emrit, zbulojnë burimet diplomatike për MIA-n.

Ditëve të fundit mediat greke publikuan disa analiza për vizitën e ardhshme të mediatorit Nimetz në Athinë dhe Shkup, me ç’rast edhe një herë  theksuan se propozimi i fundit të cilin ai në prill ua prezantoi ambasadorëve Jolevski dhe Vasilakis nuk është i pranueshëm për Greqinë.

Gazeta “To Vima” shkruajti se “propozimi i fundit ‘Republika e Epërme e Maqedonisë’ u refuzua nga pala greke sepse është e qartë se Athina  nuk pranon vendosjen e përcaktimit gjeografik para rendit kushtetues”.

“Katimerini”, megjithatë në analizën e saj u përqëndrua  në përcaktimin gjeografik “veriore” dhe theksoi se “propozimi ‘Republika Veriore e Maqedonisë’ është i vështirë për tretje, por mund të jetë bazë për negociata”.

Problemi i dytë për Athinën në propozimin e fundit të Nimetz është shtrirja e përdorimit. Duke theksuar se shumë vende e kanë njohur Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues, gazeta shkroi se “emri i ri  do të duhet të shkruhet në pasaporta dhe të ketë përdorim më të gjerë të mundshëm….. dhe duke marrë parasysh atë se dukshëm nuk është lehtë t’u imponohet vendeve të treta,  mund të ketë vendim të Këshillit të Sigurisë të KB-së i cili do ta mbështes dhe do t’ua rekomandoj për përdorim anëtareve të bashkësisë ndërkombëtare”.

Burimet diplomatike konfirmojnë se edhe krahas të gjithave, Nimetz në Athinë dhe Shkup nuk vjen me propozim të ri. Në tryezë përsëri do të jetë propozimi i fundit nga prilli i këtij vitit.

Megjithatë, ata nuk zbulojnë cilat janë argument e reja të mediatorit, me të cilat do të tentojë t’i afrojë qëndrimet e Maqedonisë dhe Greqisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button