Edhe ti o Brut?
“Edhe ti o Brut?”
Kjo frazë shpesh përdoret për ti ilustruar në mënyrë poetike, fjalët e fundit të diktatorit romak Julius Caesar drejtuar shokut të tij Marcus Brutus, para se atë ta vrisnin. Fjalia është shkruar nga Shakespare në veprën e tij për Jul Caesar-in. Është simbol i habisë së madhe pas tradhtisë së paskrupullt nga personat e afërt.
Gaius Iulius Caesar, i njohur shqip si Jul Çezari ishte luftëtar dhe burrë shteti i Perandorisë romake. Ai u vra nga kundërshtarët e tij politik.
William Shakespeare konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.