Hopaaa!

Të të pëlqejnë lartësitë është gjë e mirë, tregon se të ka ndodhur të ngresh kokën drejt qiellit, tregon besim, tregon se po kërkon diçka që është sipër teje.
Si fëmijë, pika më e lartë për ta aritur ishin poçet elektrike. Ato i kisha referim të lartësisë, i diçkaje të largët, të brishtë, që thuhej se nuk duhet prekur sepse djeg. Dhe çdo her që thuhej mos, aq më shumë më shtohej kureshtja ta prek, ashtu të nxehtë. Kur më çonin “hopaa” drejt “qiellit” nuk më lenin ta prek “diellin” e dhomës, andaj mblidhja gjithë jastëkët e shtëpisë për të bërë shkallë drejt “qiellit” . Arin lartë e më lartë por sërish poçi vazhdon të djeg…sepse mosha, vetëdija dhe njohuritë e mia kanë qenë aq sa mos lejojnë ta di  se ka strategji se si poçi mos djeg. Doja të arija përnjiher atje lart, të mar tatëpjetën , të arija kulmin. 
Kur sinonimi i lartësisë kaloi nga tavani i dhomës në qiellin e vërtet , ndryshuan edhe përshkrimet, nga  “mos se djeg” në  “nuk e arrin dot”. 

Andaj është shumë e parapëlqyer nga ana e fëmijëve loja me fluturaken, për tu treguar të riturve se ato edhe mund të arijnë atë që e duan, në këtë rast qiellin , aeroplanët , helikopterët ! për ata fluturakja është afër asaj që në qiell duket e pa aritshme dhe në tokë gjigande. Se besojnë dot se diçka aq e madhe është ngjitur në qiell, ndërsa neve ju themi  se për tu ngjitur dikund na duhen shkallë. E si pra u ngjitën ato mjete kur nuk ka shkallë drejt qiellit?!
Ato e dinë se vetëm raketat shkojnë drejtpërdrejt në qiell, por megjithatë ato i përngjajnë me fishekzjarret dhe nuk i presin të kthehen prapa. E dinë se aeroplanët sjellin dikënd a diçka. Ne aq mirë ua shpjegojmë punën e shkallëve, punën e gradualitetin në ngjitje gjatë fluturimeve , por asnjëherë nuk ua themi se atje lartë arijmë duke qenë në një hapsirë të kufizuar, ku gjithçka ka kufij dhe matje.   

E aq më keq këto mësime si mbajm mend për vete, harojmë shkallët, gradualitetin, limitet, rregullat. Harojmë se po nuk  ua dhamë fëmijëve ato jastëk në fëmijëri që të ndërtojnë “shkallë drejt qiellit” , do të kërkojnë gjithnjë që dikush ti çojë me “hopaa” drejt tij. E “hoopaaa-t” dinë të të ndalin edhe frymën. 

Kam përshtypjen se kjo po ndodh me shoqërinë tonë në përgithësi, po i harojmë mësimet e fëmijërisë , nuk duam të ecim nëpër shkallë duam kërcime kolosale. Dhe jo se nuk e bëjmë, çdo ditë në çdo kënd sheh kërcime nga 1-shi në 10-të. Më ngjan se si shoqëri e duam shumë lartësinë, i dua edhe unë më janë sinonim i guximit, adrenalinës dhe emocionit, por këto jo se e përkrahin shumë racionalen. E çdo ditë nuk jetohet me aq shumë emocion.
…thonë se zemra është më e fortë së guri, por edhe guri pëlcet. 
Vetëvrasje ,depresion, aksidente, pakujdesi, tradhëti e vrasje. 

Gati se çdo ditë, gati se nga çdo kush! Çdo kush ka qasje deri tek armët dhe çdo kush ka guxim t’i jap fund jetës ngaqë nuk ka guxim të jetojë. Nuk ka guxim të kapërcejë pesë shkallë përnjëherë, ose kur tentoi ta bëjë u lëndua aq shumë, saqë mendoi se të marurit jetën vetes do jetë më pak e dhimbshme. Mu si edhe e thot Kamy : dhe në fund duhet më shumë kurajo për të jetuar se sa për t’i marë jetën vetes.  

Përballja me refuzimin, tradhëtinë , neglizhencën, shprehjen “nuk mundemi më ” duket më e rëndë se sa përodrimi i armës kundrejt tjetrit. Në këndvështrim të parë edhe është, ngaqë është  afekti ai që vendos për në atë moment, por periudha  e përballjes me veten pas asaj krisme ose sulmi me siguri se është më e rëndë se përballja me të lartë përmendurat. 
Mungesa e stabilitetit ekonomik,  papunësia, humbja e vlerave familjare, tendencat për kapërcime të mëdha të tipit nga shoqëri kolektive përnjiher në atë individualiste kanë sjellë deri në humbjen e kuptimit të asaj që dikur njihej si vlerë e tashmë nga dikush shihet si e pavend. Dhe kjo përplasje mes dy poleve aq të kundërta, sjell presion social që di të jetë edhe vdekjeprurës. E disa ndjenja nuk ç’rrënjosen lehtë, duan vite e gjenerata, dhe kur pa kaluar ato ne harojmë sa vlen kujdesi familjar, mbështetja, besimi, përfundohet në depresion dhe në probleme tjera psiqike. 
Jetë me kërkesa kolosale e nga ana tjetër në një treg aq të varfër si materialisht edhe emocionalisht, sdo mend se do na çojë drejt një shoqërie të sëmurë. Nga ato që i duan lartësitë, por jo ti arijnë gradualisht por me katalizator. 

Duhet të vazhdojmë ti duam lartësitë, ti ngrisim sytë drejt qiellit por duhet parë edhe ku i kemi këmbët. Unë për vete do vazhdoj ti dua, me asocojnë përjetësinë dhe çdo her që shoh lartë më thotë zemra vetëm një lutje: na bëj o Zot të njohim dhe pranojmë veten! 

Lajme të ngjashme

Back to top button