Masakra në plazhin e Vlorës, Interpoli publikon foton e të kërkuarit Delin Hajdaraj

Interpol ka publikuar ne faqen e vet zyrtare foton e 22 vjeçarit Delin Hajdarj akuzuar si autor i masakres se Vlores, ku mbeten te vrare tre persona te pafajshem.

Ne faqen e Interpol, bashke me foton e te kerkuarit jene edhe te dhena rreth tij, gjatesia 1.8 meter, mosha 22 vjecare dhe vendi i lindjes qe eshte Vlora.

Interpol, duke kerkuar bashkepunimin e qytetareve fton gjithe ata qe e shohin apo e kane pare ta kontaktojne.

Akuza ne ngarkim te tij eshte vrasje ne rrethana të tjera të veçanta në bashkëpunim dhe prodhimi ilegal dhe mbajtje e armëve luftarake dhe e municionit.

Ai akuzohet per vrasjen e 17- vjeçarit Serdi Bajlozi, Diana Ademit 53 vjeçe dhe Sokol Isufajt 34 vjeç.  Nderkohe ne masen e sigurise  ‘arrest me burg’ eshte 18 vjecari Leo Osmeni, arrestuar si bashkepunetor i masakres.

Ai eshte vellai i vajzes qe u be shkak i masakres,  pasi e njoftoi ate duke iu ankuar se e kishin ngacmuar disa djem fierake./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button