Muajin e Ramazanit plazhet e varfra, lokalet për iftar plotë

Këto vitet e fundit muaji i shenjtë i Ramazanit, po bie, pothuajse në pikun e sezonit turistik. Dhe, kjo gjithsesi po ndikon në numrin e atyre që vendosin që të bëjnë plazh në ujët e Liqenit të Ohrit, apo të Drinit të Zi.

Edhe pse nuk dihet me saktësi se si do të paraqitet gjendja në këtë drejtim sivjet, pothuajse është e sigurt që nuk do të jetë shumë larg viteve të kaluara, kur  numri i plazhistëve, sipas punonjësve turistikë , gjatë muajit të Ramazanit kishte rënë deri në 80 përqind.

Për më tepër, përsëritjes së gjendjes së viteve të kaluara i ka kontribuar këtyre ditëve të fundit edhe moti jo  i përshtatshëm për plazh, i cili është shoqëruar me reshje shiu dhe me temperatura relativisht të ulëta.

Por, ama këto parashikime pesimiste për punonjësit turistik mund të dalin të pabaza, sidomos kur bëhet fjalë për ato subjekte turistike që ofrojnë ushqim për klientët e tyre. Kjo më tepër edhe për faktin që sidomos sivjet një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh do të vijnë për pushime pikërisht gjatë  këtij muaji.

Në këso kushtesh, ata besohet, se edhe sivjet, si vitet paraprake do të jenë mysafirë në objektet hotelerie, për iftare, duke përsëritur praktikën e viteve të shkuara, kur ishte vështirë që të gjesh vende bosh nëpër to për të ngrënë familjarisht iftarin.

Pra, edhe sivjet besohet që në lokalet e Strugës iftari mund të hahet në kohë vetëm nëse rezervimet bëhen paraprakisht.  

Lajme të ngjashme

Back to top button