Vladimir Putin mund të vdes në çdo moment

Ndoshta me të drejtë Vladimir Putin është bërë paranojak, duke qenë se Perëndimi po e akuzon, përgojon dhe ndëshkon për rrëzimin e avionit MH17.

Në këtë situatë nuk është surprizë që presidenti rus të punësojë një profesionist për të kontrolluar ushqimin.

Kështu çdo ushqim që i serviret Putinit nuk provohet nga kuzhinieri por nga një punonjës i sigurisë për të verifikuar nëse ushqimet janë të helmuara. Ai ka frikë se mund të vdes në çdo moment andaj ka punësuar dikë që të “vdes” në vend të tij.

Historitë ku liderët botërore punsojnë persona të posaçëm për të kontrolluar ushqimet janë hasur edhe në të kaluarën.

Në vitin 1978, diktatori i Rumanisë, Nicolai Ceaucesku gjatë vizitës në Britani mori me vete një punonjës të tillë. Edhe Adolf Hitler pavarësisht se ishte vegjetarian kishte një punonjës kontrolli.

Lajme të ngjashme

Back to top button