Gruevski: Ka kohë që është e qartë se Greqia e konteston identitetin tonë

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk është i befasuar nga deklarata e djeshme e kancelares gjermane Angela Merkel në Dubrovnik në të cilën tha se “problemi I pazgjidhur me emrin dhe identitetin midis Maqedonisë dhe Greqisë është një barrë për të gjithë” dhe konsideron se fjala “identitet” nuk duhet të jetë diçka e re për njohësit e problemit.

“Edhe unë dhe ata që mirë e ndjekin këtë kontest e kanë të qartë se pala tjetër që nga fillimi praktikisht e mohon identitetin tonë. Kjo u provua edhe në deklaratën e fundit të kryeministrit të fqinjit tonë jugor  dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë diçka e re për ne”, tha kryeministri.

Ai theksoi se disa herë ka thënë se VMRO-DPMNE nuk do të hyjë në çfarëdo lloj nisme dhe ideje në të cilat do të kontestohet ose do të vendoset në pikëpyetje identiteti i popullit maqedonas, gjuhës dhe kombit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button