KSHZ merr honorarët për zgjedhjet, anëtarët e komisioneve ende asgjë

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë përfituar nga 5 deri 6 mijë euro në kontot e tyre për angazhimin në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe të parakohshme parlamentare. Paratë janë shpërndarë nga vetë ata dhe se ato janë arsyetuar për shkak të punës dinamike në këto zgjedhje.

Por , nga ana tjetër janë me qindra anëtarë të komisioneve lokale dhe nëpër vendvotime në disa komuna, që akoma nuk kanë marrë paratë nga zgjedhjet e fundit lokale, dhe se ata kanë shprehur shqetësimet e tyre për shkak të vonesës së pagesës.

Nga ana tjetër, informohet se anëtarë dhe të punësuar në KSHZ në Shkup kanë përfituar edhe pagesa tjera speciale për angazhimin në zgjedhje, si pagesa e rrugës, ushqimit dhe harxhime tjera. Këto shuma të larta paratë kanë nxitur edhe reagimin e Ministrisë së Financave.

Kryetari i KSHZ-së, Nikola Rilkovski ka theksuar se nuk ndjehen të privilegjuar, por kanë marrë paratë nga angazhimi shtesë dhe puna dinamike në zgjedhjet e fundit. Ai ka theksuar se pagesave e parave për anëtarët e komisioneve në nivele më të ulta varet nga Ministria e Financave dhe jo nga KSHZ. Ai ka theksuar se do të vonohet procesi i llogarisë financiare për zgjedhjet e fundit, për shkak se ka pasur komisione të dyfishta dhe raporte të paplotësuara, por edhe mungojnë transaksionet financiare të shumë anëtarëve. “Bëhet fjalë për 35 mijë njerëz të angazhuar nëpër komisione zgjedhje dhe se nuk është lehtë të grumbullohen të gjitha këto të dhëna. Andaj ka vonesa për pagesat”, theksoi Rilkovski. Zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni kanë kushtuar rreth 8 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button