Rregullimi i rrugës për në banjën e Tetovës

Në kuadër të përpjekjeve intensive për rregullimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe jashta tij, Komuna e Tetovës këto ditë filloi rregullimin e rrugës e cila shpie në banjën e Tetovës.

Për momentin, në këtë zonë është instaluar gypi i kanalizimit të fekaleve si dhe gypi i ujësjellësit, në të cilin do të kyçen shtëpitë përreth. Gjatësia e këtyre gypave është rreth 700 m. Poashtu, punohet në disa puseta të ujërave nëntokësorë. Në ditët në vijim do të shtrohet shtresa e tamponit, për tu përfunduar me shtrimin e asfaltit, trotuareve dhe korsisë së biçikletave, informojnë nga Komuna e Tetovës.

Shtrimi dhe rregullimi i kësaj rruge padyshim që do të kontribuojë për qarkullim më të lehtë të qytetareve në këtë zone malore, dhe do të ndikojë në zhvillimin e turizmit malor në një nga perlat më të spikatura natyrore të qytetit.

Rregullimi i rrugës për në banjën e Tetovës
Rregullimi i rrugës për në banjën e Tetovës

Lajme të ngjashme

Back to top button