Ademi-Orav, diskutojnë për reformat në Arsim

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, takoi sot ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Aivo Orav. Dy bashkëbiseduesit diskutuan çështjen e reformave në sistemin arsimor të vendit, në kontekst të harmonizimit të legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian. 

Ademi riafirmoi përcaktimin e tij dhe të Qeverisë për zhvillimin e reformave në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, duke marrë gjithnjë si shembull modelin evropian të arsimit. 

Në takim u bë fjalë ndër të tjera edhe për fondet e IPA-s që BE i vë në dispozicion Maqedonisë, për zhvillimin dhe avancimin e arsimit, krijimin e kushteve më të mira për arsimim dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e infrastrukturës shkollore. 

Ambasadori i BE-së Orav, duke i uruar ministrit Ademi emërimin e tij në krye të Ministrisë së Arsimit, gjeti rastin të ripohojë mbështetjen e Brukselit zyrtar për reformat që Maqedonia po i zbaton në fushën e arsimit. 

Në këtë kontekst, dy bashkëbiseduesit iu referuan edhe Marrëveshjes “Horizont 2020” që vetëm pak ditë më parë ministri Ademi do ta nënshkruante në Bruksel, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Ambasadori Orav dhe ministri Ademi shprehën kënaqësinë e tyre për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që paraqet një instrument financiar në mbështetje të hulumtimit dhe inovacioneve, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës në Evropë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button