Nuland: Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, i domosdoshëm për Maqedoninë

Viktoria Nuland, ndihmës/sekretarja amerikane e shtetit e cila gjendet në Maqedoni, theksoi nevojën për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.  Kjo ka qenë njëherësh edhe përgjigje rreth situatës politike dhe të sigurisë së krijuar në vend, pas valës së protestave rreth rastit “Monstra”. 

Ajo inkurajoi palët për më shumë bashkëpunim mes komuniteteve, ndërsa theksoi gatishmërinë e amerikanëve për investime në rajonet shqiptare të Maqedonisë me qëllim të barazimit ekonomik dhe social. 

“SHBA mbështet fuqishëm vizionin që patëm nga Marrëveshja e Ohrit për një shtet të ndërtuar në prosperitet, demokraci, bashkërisht”. 

Folëm me kryeministrin se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku për sa i përket rajoneve shqiptare të Maqedonisë. 

Ne duam ta bëjmë këtë përmes investitorëve, kompanive amerikane dhe si mund të bëjmë më shumë për ta përforcuar bashkëpunimin rajonal ekonomik”, ka thënë Nuland. 

“Do të punojnë me përkushtim për shoqërinë e integruar dhe kohezionin e forcuar ndëretnik dhe do të vazhdojmë me vëmendje dhe me përkushtim ta ndërtojmë bashkëjetesën dhe t’i forcojmë urat mes bashkësive”, ka thënë nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski. 

Nuland i kujtoi gjithashtu Maqedonisë, se aspiratat euro-atlantike mund t’i përmbush pasi të zgjidhë çështjen e emrit. Kryeministri Gruevski pikërisht për këtë çështje kërkoi ndihmën e SHBA-së dhe garantoi se Maqedonia do të vazhdojnë të jetë konstruktive në bisedimet me Greqinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button