Regjistrimet, s’ka ngelur asnjë vend në ‘Zef Lush Marku’, ‘Arseni Jovkov’ dhe…

Paraqitja e dytë në afatin e parë regjistrues nëpër shkolla të mesme të Maqedonisë, për vitin shkollor 2013/2014, u mbajt me 1 dhe 2 korrik, ndërsa dje janë shpallur rezultatet për pranimin e nxënësve, dhe vendeve të lira që eventualisht kanë ngelur.

Nga raporti të cilin e ka shpallur Ministria për arsim dhe shkencë (MASH), në shumë nuk ka ngelur asnjë vend i lirë dhe nuk ka nevojë për afat të dytë dhe të tretë regjistrues.

‘Regjistrimi ka përfunduar në shkollën e mesme ekonomike ‘Arseni Jovkov’ paralelet në gjuhën shqipe. Nuk ka vende të lira as në Gjimnazin ‘Zef Lush Marku’-Shkup. Sa u përket shkollave profesionale, asnjë vend i lirë nuk ka mbetur në shkollën e mesme të mjekësisë ‘Dr Pance Karagjozov’ thuhet ne raport.

Në afatin e parë në dy paraqitjet janë regjistruar gjithsej 16 999 nxënës, 4698 prej tyre shqiptarë.
Vende të lira për afatin e dytë regjistrues janë edhe 17 794, prej tyre 5556 për shkolla me mësim në gjuhën shqipe.

Ndryshe, në Maqedoni, në vitin shkollor 2012/2013, klasën e tetë e kanë mbaruar 22 900 nxënës.

Me ndryshimet e ligjit për arsim të mesëm, shkolla e mesme është e obliguar që nga viti shkollor 2008/2009./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button