Papa: 2 për qind e priftërinjve katolik janë pedofilë

Papa Françesku ka dhënë disa të dhëna të pabesueshme që tregojnë se rreth 2 për qind e klerit të Kishës Katolike janë pedofilë.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, Papa tha se abuzimi ndaj fëmijëve mund të konsiderohet “lebra” që ka infektuar Kishën, transmeton gazeta Shekulli.

Në të njëjtën intervistë ai deklaroi se beson në ekzistencën e disa zgjidhjeve të këtij problemi, në lidhje me ndalimin e martesës për priftërinjtë.

Llogaritja prej 2 për qind % është bërë nga këshilltarët. Ky numër përfaqëson rreth 8,000 priftërinj, nga një numër total prej rreth 414,000.

“Në mesin e 2% të pedofilëve ka priftërinj, peshkopë dhe kardinalë. Të tjerë, me siguri që ka, por e mbajnë të fshehur. Kjo gjendje për mua është e patolerueshme”, deklaroi Papa.

Vitin e kaluar Papa Françesku forcoi ligjet e Vatikanit kundër abuzimit të fëmijëve, kurse në fillim të këtij muaji ai iu kërkoi falje viktimave të abuzimit seksual nga ana e priftërinjve, në takimin e tij të parë me viktimat që prej zgjedhjes së tij vitin e shkuar.

Shumë nga të mbijetuarit e abuzimit nga priftërinjtë janë zemëruar me atë që ata e shohin si dështim të Vatikanit për të ndëshkuar zyrtarët e lartë, të cilët shpesh herë kanë mbuluar këto skandale.

“Ky problem me siguri ekziston, por nuk është në një shkallë të madhe. Do të duhet kohë, por zgjidhjet janë aty dhe unë do t’i gjej”, tha Papa. / Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button