Amerika feston 237 vjetorin e Pavarësisë

Në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si çdo 4 korrik tash 237 vjet po festohet Dita e Pavarësisë, datë kjo kur më 1776, 13 kolonitë e para amerikane shpallën pavarësinë nga Mbretëria Britanike.

Festa e Pavarësisë tradicionalisht festohet me ndezje fishekziaresh, me parada në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha, si dhe me koncerte festive dhe tubime e këngë patriotike e pikniqe. Por, shumica e amerikanëve e feston ditën e pavarësisë me darka familjare.

Qyteti më i shënuar dhe më i vizituar të paktën në aspektin historik mbetet Philadelphia në shtetin Pennsylvania, që njihet si vendlindja e SHBA, ku baballarët e kombit u takuan për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë.Parada kryesore mbahet në Washington, ku tradicionalisht parakalojnë veteranët dhe bandat muzikore prej 50 shteteve nga mbarë vendi.

Në përvjetorin e pavarësisë përkujtohet guximi i themeluesve të vendit dhe falënderohen forcat amerikane në shërbim në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kontigjentin e forcave paqruajtëse amerikane në Kosovë që me përkushtimin e sakrificën e tyre tash 14 vjet i shërbejnë paqes. Amerika, një shtet i ndërtuar mbi idealet, barazinë dhe lirinë do të bëhej për më tepër se dy shekuj një nga vendet më të preferuara për të emigruar, pikërisht në kërkim të këtyre idealeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button