Adoleshentja nxjerr orën e parë inteligjente në botë

Një grup studentësh nga India, përfshirë një skicuese 17 vjeç, ka mposhtur Apple, Google dhe Sony për të prezantuar orën e parë inteligjente në botë.
Kjo orë quhet Androidly dhe vjen me Bluetooth, GPS, Wi-Fi dhe një kamerë të inkorporuar.

Ora 230 dollarëshe mund të përdoret si telefon për të kryer telefonata dhe për të dërguar mesazhe, duke përdorur një kartë SIM dhe përmban 16 GB hapësirë. Androidly është e para që vjen me një sistem operativ të plotë të integruar.

Karakteristikat e orës:
Pesha: 160 g
Dimensionet: 6.4 x 4.2 x 1.4 cm
Sistemi operativ: Android 2.2
Procesori: 416 MhZ
Memoria:  256 MB RAM
Telefonia: rrjeti 2.5 GSM: GSM 850/900/1800/1900
Uajrles: Bluetooth 2.0, WiFi B/G
Kamera: 2MP
GPS: GPS me A-GPS
Ekrani: ekran me prekje 2 inç
Rezolucioni: 320×240

Lajme të ngjashme

Back to top button