TI: Gjyqësia, arsimi dhe policia më shumë të përfshirë nga korrupsioni

Deri te organizata Transparency International – Maqedoni,  gjatë dy viteve të fundit kanë arritur 1032 paraqitje për korrupsion, këto janë të dhënat që prezantoi kjo organizatë nga projekti “guxoni-lajmëro korrupsionin”.

Më shumë lajmërime 24 për qind, ka pasur për korrupsionin në gjyqësi, më pas arsimi me 12 për qind, policia me 11 për qind dhe marrëdhëniet për punë me 10 për qind. Pas këtyre është ndërtimtaria, mjekësia dhe sektori privat. Ushtruesi i ambasadorit të Holandës Peter Verhejen i cili financon këtë projekt, tha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë më thelbësore.

Nga periusha qershor 2012 deri në të njëjtën muaj të këtij viti, në tre zyrat e “Transparent Internaciona në Shkup, Tetovës dhe Shtip, janë pranuar gjithsejtë 1032 lajmërime për korrupsion nga të cilët 791 në formën e raportit të mbyllur. Janë shtruar 465 kërkesa të shkruara për qasje deri te informacionet me karakter publik. Janë marrë gjithsejtë 307 përgjigje të kërkesave dhe ajnë ngritur 95 ankesa deri të Komisioni për qaje të lirë te informacionet me karakter publik.

Pjesa më e madhe  e paraqitjeve 30 për qind janë shtruar në Shkup, por pas hapjes së zyrave regjionale gjithnjë e më shumë po lajmërohet korrupsioni në zyrat në Tetovë dhe Shtip.

Lajme të ngjashme

Back to top button