Thaçi: Ahmeti dhe Gruevski janë e keqja e shqiptarëve

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se ai nuk merr pjesë në protestat e shqiptarëve të Maqedonisë, pasi nuk dëshiron të keqkuptohet nga njerëzit.

Gjatë intervistës dhënë për “Zona B” të Klan Kosovës, Thaçi ka thënë se ai nuk dëshiron që pjesëmarrja e tij në protesta të shikohet si rrugë që ai të hyjë në institucione.

“Zgjedhjet e kaluara i kemi humbur me të padrejtë. Nëse do të kisha dalë në krye të protestave do të dilsha si një njeri i pandershëm, me një trik që të kthehem në pushtet me anë të protestave e jo në mënyrën institucionale”.

Thaçi ka shtuar se situata në Maqedoni është shumë e rëndë dhe një nga arsyet më të mëdha për këtë çështje është jofunksionaliteti i Marrëveshjes së Ohrit.
“I kam ftuar gjithë shqiptarët mos ta humbin shpresën tek demokracia dhe të mos bëhen pjesë e turbullirave që nuk dihet se nga kah vijnë”.

Thaçi ka kritikuar ashpër BDI-në e Ali Ahmetit, duke thënë se ishte një parti “guerile” tek e cila populli kishte shpresë, por tash ata janë bërë vetëm një nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Gruevskit. Sipas tij, e keqja më e madhe për shqiptarët e Maqedonisë janë Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Nuk eofendoj as njeren pal te shtetit per arsyje se problemet duhet te zgjidhen ne menyr paqesore ne Republiken e Maqedonis amo me drejtesij e ateher poplli dotju perkrah

Back to top button