Japonia gjunjëzohet nga tajfuni
Tajfuni “Neoguri” në Japoni shkaktoi viktimat e para për shkak të përmbytjeve, ndërsa në të gjithë vendin gjendja vazhdon të jetë alarmante.
Sipas, autoriteteve më shumë se gjysmë milionë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Shirat e dendura si pasojë e tajfunit “Neoguri” vazhdojnë të gjunjëzojnë Japoninë edhe gjatë ditës së sotme.
Përmbytjet shkaktuan dy viktima dhe rreth 30 të plagosur. Shpejtësia e erës ka qenë deri në 160 kilometra në orë, por autoritetet janë të shqetësuara për rrezikun e përmbytjeve. Tajfuni “Neoguri” pritet të mbërrijë në Tokio të premten, por sipas ekspertëve impakti i tij do të jetë i izoluar./ Shekulli