DITA 12: NË CILIN NIVEL NDODHENI?

Duke qenë se po i afrohemi mesit të Ramazanit, na nevojitet të rishohim vetvetet tona në aspektet e produktivitetit shpirtëror, fizik dhe social.

Zakonisht, njerëzit grupohen në 3 nivele gjatë kësaj faze:

Niveli 1: Ata që e filluan mirë dhe vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Të tillët janë startuesit e fuqishëm dhe ata që shtyjnë vetet e tyre secilën ditë për të bërë më të mirën në këtë muaj.

Niveli 2: Ata që filluan mirë, por ngadalë filluan të largohen nga veprat e tyre të mira. Të tillët janë njerëz, të cilët patën një fillim të mrekullueshëm, por shpejt u relaksuan dhe gjëja e radhës që marrin vesh është: planifikimi i tyre ka dështuar.

Niveli 3: Ata që patën një fillim jo të mbarë dhe nuk janë të sigurtë çfarë mund të bëjnë për ta përmirësuar atë.

Për grupin e parë – Allahu i Lartësuar i bëftë të vendosur! Vazhdoni të bëni punë të mira dhe mos i lini kurrsesi ato! Është transmetuar në hadith, se “Allahu i do ato punë që bëhen në mënyrë të vazhdueshme”.

Për grupin e dytë – Mos u shqetësoni! Vlerësoni atë që duhet të ndryshoni në jetën tuaj, në mënyrë që të kapni ritmin dhe i vendosni vetes tuaj objektiv për të bërë më mirë gjatë 10 ditëve në vijim. Mos e humbni shpresën; pjesa më e bukur e këtij muaji do të vijë, insha’Allah!

Për grupin e tretë – SOT duhet të ndryshoni­ qëndrim! Çohuni tani, merrni abdes, falni 2 rekate namaz për Allahun e Lartësuar dhe luteni Atë për t’ju ndihmuar në pasjen e një Ramazani sa më të plotë. Nëse vazhdoni kështu siç jeni, vjen fundi i Ramazanit dhe do ballafaqoheni me ndjenjën e fajit, por atëherë do të jetë shumë vonë. Nuk do keni askënd për të mallkuar veçse veten tuaj.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button