Jashari: Kushtetuta parasheh në mënyrë precize kush mund të inicioj ndryshime

Ndryshimet kushtetuese, krahas qeverisë mund të inicioj edhe Presidenti i shtetit, së paku 30 deputetë look this apo 150 mijë nënshkrime të qytetarëve. Mbetet çështje e hapur nëse BDI-ja do të mbledh 150 mijë firma, aq sa kishte edhe vota në zgjedhjet e fundit, për të iniciuar ndryshime kushtetuese. Ministri i drejtësisë Adnan Jashari tha se ‘Kushtetuta parasheh në mënyrë precize se kush mund të inicioj ndryshime kushtetuese’

“Qeveria e RM-së doli me iniciativë për ndryshime të kushtetutës në disa sfera, që janë të ndara në sfera juridike, politike dhe ekonomike. Normalisht se në Kushtetutën e RM-së, janë përcaktuar mundësitë për të iniciuar ndryshimet kushtetuese dhe në bazë të atyre kushteve përpos qeverisë ka mundësi të iniciohen ndryshime kushtetuese edhe nga propozues që përcakton Kushtetuta e Maqedonisë”, deklaroi Adnan Jashari, ministër i drejtësisë.

Me vendimin e qeverisë kërkohet rregullimi i përbërjes së Këshilli Gjyqësor duke përjashtuar ministrin e Drejtësisë dhe gjykatësin e Gjykatës Supreme, të vendoset si institut “ankesa kushtetuese”, të precizohen rregullave fiskale në kuadër të buxhetit, formimi i zonës fiskale dhe përkufizimi i Entit Shtetëror për Revizion si kategori kushtetuese, riemërtimi i Bankës Popullore në Banka e Maqedonisë si dhe përkufizimi i martesës.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button