Alarm në Japoni: Okinava në terr, evakuohen gjysmë milioni njerëz (Video)

Autoritetet japoneze kanë kërkuar që më shumë se gjysmë milioni njerëz të evakuohen, qindra fluturime janë anuluar, 50 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, kurse rafineritë e naftës e kanë pezulluar punën në Okinava pasi që tajfuni i fuqishëm Neoguri e ka goditur këtë ishull japonez duke sjellë erëra të forta dhe reshje shiu.

Neoguri është zbutur në krahasim me statusin paraprak si super tajfun, por edhe me tej ka intensitet të lartë, me erëra të forta që shkojnë deri në 250 kilometra në orë, raporton Reuters. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button