Gruevski dorëzon propozimet për zëvendësministra në Parlament

Propozimi për emërimin e zëvendësministrave është dorëzuar deri në Parlament nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski. Pritet që emërimi të ndodhe në seancën e caktuar më 10 korrik.

Për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes propozohet Arben Llabënishta, për zëvendësministër për Punë të Brendshme Zemri Qamili, për zv/ministër për Drejtësi Biljana Brishkovska -Boshkovska, për Punë të jashtme Dragana Kiprijanovska, për Financa Ardian Xheladini, për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë Hristijan Delev, për Bujqësi, Pylltari dhe menaxhim me Ujëra Vanço Kostadinovski.

Më tutje, për zv/ministër për Shëndetësi është propozuar Jovica Andovski, për zv/ministër për arsim Spiro Ristovski, për zv/ministër për Punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahimi, zëvendës për Vetëqeverisje lokale Lupço Prenxhov, zëvendësministër për Kulturë Dragan Nedelkoviq, zëvendës për Shoqëri informative Marta Arsova- Tomovska, zv/ministër për Transport dhe Lidhje Nimetulla Halimi, ndërsa zëvendësministër për Ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, Stevo Temelkovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button