Mot me diell me vranësira të vogla

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, ndërsa në orët e pasdites me vranësira të vogla dhe me kushte për paraqitjen e jostabilitetit me shi të shkurtër dhe vetëtima. Dotë fryjë erë mesatare kryesisht jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 19, ndërsa e ditës prej 30 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, në orët e pasditës me vranësira mesatare dhe me kushte për jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe vetëtima të rralla. Do të fryjë erë juglindore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 35 gradë Celsius.

Nesër dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare jugore, por temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Deri të premten temperaturat do të jenë deri në 35, ndërsa pak më freskët deri në 33 gradë do të jenë gjatë fundjavës.

Lajme të ngjashme

Back to top button