Bie helikopteri, humbin jetën 10 ushtarë vietnamezë

Rreth 10 persona e kanë humbur jetën pasi një helikopterë ushtarak është rrëzuar në një zonë banimi në periferi të kryeqytetit vietnamez.

Raportohet se helikopteri është rrëzuar gjatë ushtrimeve që janë kryer sot, rreth 30 km prej qendrës së Hanoit.

Zyrtarët thonë se së paku 10 pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë.

Zyrtarët nuk kanë treguar nëse ka të mbijetuar apo nëse ndonjë civil është vrarë apo lënduar pas rrëzimit të helikopterit.

Një dëshmitar i “Reuters”-it ka parë pesë kamionë që kishin marrë flakë.

Trupat ushtarake dhe policia e kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur aksidenti, që është në afërsi të një aeroporti ushtarak.

Lajme të ngjashme

Back to top button