SHBA, Hillary Clinton: Putin, mund të jetë i rrezikshëm

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin “mund të jetë i rrezikshëm” dhe se politika e tij në Ukrainë duhet të gjejë një përgjigje të bashkuar nga vendet perëndimore, në një intervistë për të përjavshmen gjermane “Bild am Sonntag”.
Pyetjes se deri në çfarë pike presidenti rus, Putin mund të ishte i rrezikshëm në kuadër të aneksimit të Krimesë në Rusi dhe konfliktit mes separatistëve prorusë dhe autoriteteve të Kievit në lindje të Ukrainës, Clinton u përgjigj, në këtë intervistë të publikuar në gjuhën gjermane “mendoj se ai mund të jetë i rrezikshëm”.
“Perëndimi duhet të përgjigjet me një reagim të përbashkët përsa i përket agresionit të fundit në Ukrainë”, theksoi ajo në këtë intervistë të publikuar ditën e prezantimit në Berlin të librit të saj “Hard Choices” (“Koha e vendimeve”).
Sipas saj, një njeri si Putin shkon gjithmonë deri në limit. Ai provon gjithmonë të testojë rezitencën e të tjerëve para se të riadaptojë taktikën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button