Themelohet ?ëshilli Rinor Nacional

Më 29 qershor, në Strugë u themelua Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë. Këshilli është themeluar nga 55 organizata (organizata rinore, organizata për të rinj, shoqata rinore të partive politike).

Siç theksoi Kryetarja e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, Ivana Davidovska, misioni i Këshillit është që t’i përfaqësojë interesat dhe nevojat e të rinjve, si një urë lidhëse për të gjitha palët dhe t’u sigurojë atyre përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive në procesin për sjelljen e vendimeve të nivelit të tyre.

Në këtë Këshill janë antarësuar edhe organizata shqiptare.

Delegatët nga Kuvendi themelues, zgjodhën Ivana Davidovska për Kryetare, Dona Kosturanova për nënkryetare dhe anëtarë të Bordit u zgjodhën: Ivan Jovanov, Arben Ristemi, Goran Georgiev, Daniel Kalajxhieski dhe Antonio Jovanovski.

Kriteret për kyçje të organizatave të tjera janë përcaktuar në Statutin e Këshillit i cili mundëson që organizatat që punojnë për të rinjtë dhe kanë punë me të rinjtë të kenë mundësi ti përcjellin interesant e tyre dhe nevojat e të rinjve në Maqedoni. 

I gjithë procesi për themelimin e Këshillit Rinor Nacional në Maqedoni është përkrahur nga Forumi Rinor Evropian, që është ombrella më e madhe në Evropë që i përfaqëson dhe mbron të drejtat e të rinjve në institucionet ndërkombëtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button