Ambasadori i OSBE-së në Shkup është takuar me ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Ralf Breth është takuar sot me ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për planin e aktiviteteve për vitin 2014.

Ministri e ka njoftuar ambasadorin e OSBE-së për aktivitetet e deritanishme, ndërsa Breth ka thënë se  pret që edhe në të ardhmen të kenë bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri Jashari falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e deritanishëm, për gatishmërinë për të ndihmuar dhe për asistencën gjatë hartimit të akteve ligjore nga Misionit të OSBE-s në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button