Gjykata nesër sjell vendimin final për rastin “Monstra”

Nesër do të sillet vendimi final për të akuzuarit në rastin “Monstra”. Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq vendimin gjyqësor do ta presin në burgun e Kosovës.

Sipas mediave maqedonase, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdiu, Haki Aziri dhe Sami Luta akuzohen për veprën penale, “terrorizëm”.

Sipas Prokurorisë, ata më 12 prill 2012, gjatë festës“E enjtja e madhe”, me gjithsej 21 të shtëna të revoles kanë qëlluar për vdekje pesë peshkatarët të cilët i kanë parë te Liqeni i Smillkovcit.

Prokurorja publike Gordana Geshkovska  ditë më parë tha se Gjykata të dënojë të akuzuarit me dënime maksimale, që të kënaqet drejtësia. Ajo nuk kishte folur për provat, por për motivin e të akuzuarve, dhe këtu gjithçka bëhet e qartë.

“Mesazhi i autorëve ka qenë i qartë. Do t’ua zhdukim fenë, kombin dhe të ardhmen”, kishte thënë Geshkovska.

Por, fjala e prokurores, menjëherë pas mbylljes së seancës, shkaktoi reagime të ashpra nga të afërmit e të akuzuarve, të cilët edhe njëherë me bindje të plotë theksuan se shtatë të akuzuarit nuk kanë të bëjnë me vrasjen e pesë maqedonaseve në prill të 2012-s.

Naser Raufi njëri nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve ka thënë se fjala e Prokurores është një absurd i madh. “Ajo foli pa u bë analiza e provave, krejt paushall. Krejt pa lidhje, më ka habitur”, ka thënë Raufi.

Lajme të ngjashme

Back to top button