DITA 2: A JU KUJTOHET RAMAZANI I SHKUAR?
Si ishte ai? Ishte produktiv apo mezi mbijetuat prej tij?
Nëse patët një Ramazan jo të suksesshëm vitin e shkuar, mos e përsëritni sërish. Të ndjerit fajtor rreth Ramazanit të vitit të shkuar nuk do t’ju shpërblejë; vetëm nëse e përdorni atë ndjenjë faji për ndiçuar dëshirën e zjarrtë brenda jush, për ta bërë më mirë këtë vit.
Kjo arrihet duke përmirësuar veten dhe jo duke rënë në të njëjtat gracka sikurse vitin e shkuar.
Nga ana tjetër, nëse keni patur një Ramazan të suksesshëm vitin e shkuar, falenderimi i takon Allahut! Përpiquni të risillni në kujtesë atë që keni bërë vitin e shkuar dhe si mund ta përmirësoni atë.
Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.