Nevzat Bejta kërkon të njihet me përvojat sllovene të menaxhimit me fondet evropiane

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bashkë me Udhëheqësin e Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti, po qëndrojnë në vizitë pune disa ditore në Maribor të  Sllovenisë.

Nën udhëheqjen e nikoqirëve, përfaqësuesve të Institutit “Arti Future”, kryetari Bejta vizitoi disa vende ku janë realizuar projekte të rëndësishme për Mariborin, të financuara nga fondet Evropiane.

Trajtimi i qenve dhe maceve endacak ka qenë një nga problemet kryesore në komunën e Mariborit për shumë vite me radhë, por ky problem është tejkaluar me ndërtimin e Qendrës për menaxhim me kafshët e endacak. Ndërtimi i një qendre të këtillë, shihet si zgjidhje ideale edhe në komunën e Gostivarit, por edhe në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button