Super finale, Brazil – Spanjë

Spanja është finalisti i dytë pas Brazilit në Kupën e Konfederatave. Spanja arriti ta mposhtë Italinë pas ekzekutimit të penalltive. Në 120 minuta lojë gola nuk pati, pavarësisht disa rasteve për të dy skuadrat në këtë ndeshje.

Ekzekutimi i penalltive solli shumë emocione në këtë ndeshje pasi që 6 lojtarët e parë në dy të skuadrat ishin të saktë në goditje.
Xavi, Iniesta, Pique, Ramos, Busquets, Mata e Navas realizuan për Spanjën.
Te Italia shënuan Candreva, Aquilani, De Rosi, Giovinco, e Pirlo. 

Figura tragjike e Italisë ishte Bonucci i cili goditi mbi portë për disfatën e Italisë.
Në finale do të takohen të dielën Brazili – Spanja, ndërsa Italia do të ketë për kundërshtare ekipin e Urugait, që do të kërkojnë pozitën e tretë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button