Lazarat, i kërkuari dorëzohet live (VIDEO)

 Tension mes banorëve të fshatit të Lazaratit dhe policisë të cilët pas publikimit në A1 REPORT të listës së personave të kërkuar të Policisë së Shtetit, i janë drejtuar postbllokut në hyrje të fshatit Dervican me pretendimet se emrat e tyre janë vendosur gabimisht në atë listë.

Abil Kazma, emri i të cilët u lexua në listën e të kërkuarve është takuar me vetë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi i cili ndodhet në krye të këtij aksioni, ndërsa A1 REPORT transmetonte Live situatën atje. Kazma i është shprehur Didit se ka ardhur në Lazarat për të marrë gruan e tij dhe për ta çuar në Përmet, ndërsa kërkon zgjidhje për pasaktësitë sipas tij, në listë. Pas kësaj situate ai u shoqërua në komisariat për të sqaruar ngjarjen.

Ndërkohë një person është shoqëruar me autoblindin e policisë për në komisariatin e Gjirokastrës. Sipas informacioneve të raportuara Live nga gazetari Arsen Rusta, personi në fjalë është i afërm i Nihat Brahimit, i listuar si shtetas në kërkim nga policia

Një tjetër person është arrestuar nga policia në postbllokun e ngritur në hyrje të fshatit Derviçan, ndërsa A1 Report transmetonte Live gjithçka ndodh në fshatin Lazarat ku policia vijon aksionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të grupit të trafikantëve që bëjnë rezistencë të armatosur kundër forcave blu.

Lajme të ngjashme

Back to top button